Juventus i pandalshëm, fiton edhe në transfertë ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Juventus merr një tjetër sukses të rëndësishëm në Seria A. Bardhezinjtë fitojnë 2-0 në “Artemio Franki” ndaj Fiorentinës, në një duel që kanë vuajtur shumë. Skuadra e Alegrit e nisi ndeshjen në sulm, por me kalimin e minutave vendasit ishin më këmbëngulës. Në minutën e 36-të, Xhil Dias godet shtyllën, por për fatin e mirë të Bufon topi më pas nuk shkon në rrjetë, por në duart e tij.
Fraksioni i dytë i takimit nis më mirë për skuadrën vjollcë, por pa mundur që të shënojnë. Në krahun tjetër Bernandeski në minutën e 56-të ekzekuton në mënyrën më të mirë një goditje dënimi, duke e dërguar në rrjetën e ish-ekipit të tij.
Fiorentina krijon mundësi të mira shënimi, por 4 minuta nga fundi, Higuain vret ndeshjen, teksa pas një kundërsulmi të shpejtë e dërgon “sferën” në rrjetën e portës që mbrohet nga Sportielo. Juventus ngjitet në krye të renditjes me 62 pikë, 2 më shumë se Napoli.
KOHA JONË SONDAZH

