FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus i rrëmben objektivin Milanit, bllokon talentin brazilian

Juventus ka befasuar Milanin në merkato, duke arritur një marrëveshje për transferimin e brazilianit Kaio Jorge. Bardhezinjtë i kanë dërguar një letër klubit brazilian të Santosit, që ka pronësinë e kartonit të Kaio Jorge dhe gjithashtu një kontratë që i mban palët të lidhura deri në dhjetor të këtij viti. Në letër bardhezinjtë vënë në dijeni klubin brazilian se kanë interes për futbollistin dhe se kanë nisur paralelisht negociatat me të.

Megjithatë përfshirja e Juventusit mund të ndryshojë skenarët, pasi bardhezinjtë janë gati të joshin sulmuesin, por edhe Santosin, që i kanë premtuar se do ta lënë Kaio Jorge në huazim deri në muajin dhjetor dhe vetëm në fillim të vitit të ardhshëm do ta transferojnë përfundimisht në Torino.

Kaio Jorge është vetëm 19 vjeç dhe është rritur në ekipet e moshave të Santosit, ndërsa në skuadrën e parë ka debutuar që më 2018-ën dhe deri tani numëron rreth 60 ndeshje e 8 gola të shënuar

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?