Juventus “kanibal” në Seria A, i falet Mandzukic ndaj Romës (VIDEO)

Juventus nuk di të ndalet në Seria A duke vijuar ecurinë perfekte. Badhezinjtë fituan pa shumë vështirësi 1-0 ndaj Romës në super sfidën e javës së 17-të. Skuadra e Allegrit ishte dominuese në minutat e para duke pasur mundësi të mira shënimi me Alex Sandron dhe Ronaldon.

Në minutën e 35-të, De Sciglio dha një pasim për Mandzukic, i cili shënoi me kokë, duke fituar duelin me mbrojtësin Santon. Kampionët e Italisë administruan rezultatin edhe në pjesën e dytë, ndërkohë që Ronaldo ishte në një ditë jo pasi humbi dy mundësi shumë të mira.

Në minutën e parë shtesë, Juventus shënoi sërish me Douglas Costën pas një asist të Ronaldos, por gjyqtari korrigjoi vendimin pasi pa VAR, për shkak të një faulli në fillimin e aksionit. Juventus ngjitet në kuotën e 49 pikëve me këtë fitore, 8 më shumë se Napoli dhe 16 më shumë se Interi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?