Juventus kërkon me ngulm Iscon, por Reali i vendos një çmim të frikshëm
Isco Alarcon nuk po kalon një moment pozitiv te Real Madridi pasi trajneri i ri, Santiago Solari nuk llogarit si titullar dhe e lë vazhdimisht në stol. 26-vjeçari tani po mendon seriozisht largimin, por nuk do jetë e lehtë për të.
Juventusi ka kohë që po tenton ta transferojë spanjollin, mirëpo madrilenët nuk duan të heqin dorë prej tij pa mbushur mirë arkën e klubit. Drejtuesit e Realit duan plot 700 milionë euro për të lënë të lirë Iscon, aq sa është edhe klauzola e tij.
Gjithsesi, kjo kërkesë e tyre mund të ulet ndjeshëm, pasi vetë futbollisti do largimin nga “Santiago Bernabeu”. Bardhezinjtë janë të gatshëm që të bëjnë çmendurinë e radhës në merkato pas Ronaldos, por sigurisht që nuk do të paguajnë këtë shifër që kërkon Reali. Nëse futbollisti dëshiron të largohet Perez mund ta lërë të lirë për një shifër disa herë më të lirë.
KOHA JONË SONDAZH

