Juventus kërkon me ngulm super talentin e Benficës

Talenti portugez i Benficas Joao Felix, goditja e madhe e Juventusit në merkaton verës. Me tregolëshin ndaj Frankfurtit në Europa League, 19-vjeçari luzitan u bë futbollisti më i ri në moshë që realizon një tregolësh në kompeticionet europiane, ndërkohë që ai ka shkëlqyer me Benficën në këtë sezon.

Joao Felix ka një klauzolë largimi që kap shifrën e 120 milionë eurove nga “shqiponjat” e Lisbonës, por me ndërmjetësimin e agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes dhe dëshirën e futbollistit për të luajtur së bashku me CR7-ën te Juvja, bardhezinjtë mund ta mbyllin marrëveshjen e transferimit të Joao Felix në Torino për 100 milionë euro.

Në garë për sulmuesin e talentuar janë edhe skuadrat e tjera të mëdha si Juventus, Manchester United, Barcelona apo Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?