FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus kërkon të rrëmbejë yllin e Fiorentinës që në merkaton e janarit

Juventus po vuan në këtë fillim sezoni gjetjen e golave pas largimit të Ronaldos. Bardhezinjtë nuk kërkojnë që të humbasin kohë, teksa do të tentojnë një goditje që në merkaton e janarit. Emri më i përfolur është ai i Dusa Vlahovic.

Sulmuesi serb vendosi që të mos rinovonte kontratën me Fiorentinën, skuadër që tashmë është gati që ta lërë të lirë për një ofertë të mirë financiare. Në verë vjollcët refuzuan 55 milionë euro nga Atletico Madrid, teksa kërkojnë mbi 60 milionë euro për t’u futur në negociata.

Juventus mund të gjejë një akord për pagesë me këste, ndërkohë që ka përgatitur edhe një kontratë me vlerë 6 milionë euro në sezon për bomberin, një shifër tunduese, shumë më të lartë se ajo që merr për momentin tek Fiorentina. Në javët në vijim mund të kemi dhe tratativa më konkrete mes palëve. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?