Juventus kërkon Verratin, Rama nis “negociatat” me futbollistin italian
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje ka udhëtuar në Francë, ku ka patur takime me drejtues të lartë të shtetit europian. Por, përveç homologut të tij Emanuel Makron, Rama ka takuar dhe futbollistin e PSG-së, Marko Verrati.
Ka qenë ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati, ai që ka postuar foto të Ramës me mesfushorin italian në “Insta story”. Kujtojmë që Verrati është një nga objektivat e bardhezinjve për këtë verë, teksa mes duket kryeministri që njihet si tifoz i Juventusit i ka thënë fjalët e para për ta bindur. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

