Juventus me sytë nga Liverpooli, synon Alisson dhe Robertson
Pas një sezoni larg pritshmërive dhe me ndikimin e mungesës së kualifikimit në Champions League mbi financat dhe merkaton, Juventus po përgatit një rindërtim të rëndësishëm për të rikthyer ekipin në nivelet që kërkon historia e klubit. Në qendër të projektit duket se është trajneri Luciano Spalletti, ndërsa drejtuesit bardhezinj po hedhin sytë drejt dy emrave me peshë nga Liverpoolit: Alisson Becker dhe Andrew Robertson.
Interesimi i Juventusit për portierin titullar të kombëtares së Brazilit nuk është i ri. Megjithatë, në ditët e fundit në ambientin e Liverpoolit ka lindur një dilemë: a duhet të lejohet largimi i një prej portierëve më të mirë në botë?
Pavarësisht hezitimeve të klubit anglez, Juventusi nuk ka ndërmend të tërhiqet. Sipas raportimeve, Alisson ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me bardhezinjtë për një kontratë trevjeçare deri në vitin 2029, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Portieri brazilian besohet se e konsideron të mbyllur ciklin e tij në futbollin anglez, ndërsa rol vendimtar në negociata mund të ketë marrëdhënia me Spallettin, i cili e ka stërvitur më parë gjatë kohës së tyre te AS Roma. Raportohet se vetë lojtari po diskuton me Liverpoolin për të gjetur një formulë ndarjeje të favorshme ekonomikisht.
Në fokusin e merkatos bardhezi është edhe mbrojtësi i majtë skocez Andreë Robertson. Për të, Juventusi duhet të përballet me konkurrencën e Tottenham Hotspur, që drejtohet nga Roberto De Zerbi dhe e sheh skocezin si përforcimin ideal për krahun e majtë.
Robertson është në fund të kontratës me Liverpoolin dhe largimi i tij si lojtar i lirë është bërë tashmë publik. Në këtë situatë, Juventusi ka hyrë fuqishëm në garë, duke i paraqitur futbollistit një ofertë konkrete për kontratën dhe pagën. Vendimi final tani pritet t’i takojë vetë lojtarit, i cili duhet të zgjedhë destinacionin e ardhshëm të karrierës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

