Juventus merr një lajm të mirë dhe një të keq nga stërvitja e sotme
Vazhdon fati i keq më dëmtimet në shtëpinë e Juventusit. I fundit që e ka pësuar është Matia De Shiljo, i cili do të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Atalantës për shkak të një problemi muskulor në kofshën e këmbës së majtë.
“Matia De Shilio nuk ka marrë pjesë në stërvitje për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë në derbin e fundjavës. Pas kontrolleve të para, do të bëhen edhe verifikimet e tjera në ditët në vijim”, shkruan klubi bardhezi.
Nuk ka vetëm lajme të këqija, pasi sot në stërvitje me grupin është bashkuar edhe Bleis Matuidi, i cili është rikuperuar plotësht nga dëmtimi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

