FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus-Milan, shumë surpriza në formacionet zyrtare të derbit

Më në fund vjen koha për të parë derbin e Italisë mes Juventus dhe Milanit. Dy skuadrat me objektiva krejtësisht të kundërta zbresin në fushë për të marrë 3 pikët e radhës. Trajneri Allegri si gjithmonë ka surprizuar duke lënë një pjesë të madhe të yjeve në stol.

Ai ka preferuar që të zbresë në fushë me një skemë shumë ndryshe, 4-5-1, teksa Spinazzola dhe Alex Sandro do të mbështesin dyshen sulmuese Mandzukic-Kean. Chiellini, Cancelo dhe Matuidi janë lënë pushim, ndërkohë që Kean pritet të ketë hapësira në fraksionin e dytë.

Ndryshime ka bërë edhe trajneri Gattuso, por të sforcuara për shkak të mungesave. Ai do të zbresë në fushë me vendosjen 4-3-3. Në portë do të jetë Reina, në mbrojtje nuk ka asnjë ndryshim, ndërkohë që ja kanë dalë që të rikuperohen në kohë Kessie dhe Suso, pasi do të jenë rregullisht në fushë nga minuta e parë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?