Juventus mundet nga Roma në Olimpico, fanellat e reja nuk u sjellin fat (VIDEO)
Juventus pas fitimit të titullit kampion, e ka ulur ndjeshëm ritmin në kampionat. Bardhezinjtë kanë pësuar humbjen e tretë në këtë sezon ndaj Romës në “Olimpico”. Bardhezinjtë u mundën u mundën 2-0, me dy gola të shënuar në minutat e fundit.
Ndeshja ishte e një ritmi të kënaqshëm në 45-minutat e para, por skuadra torineze nuk arriti që të gjente rrugën e rrjetës pasi Mirante bëri 2 ndërhyrje spektakolare ndaj Dybala.
Në fraksionin e dytë, bardhezinjtë gjetën golin e avantazhit pas një kundërsulmit të shpejtë me Ronaldon, por sulmuesi portugez ishte në pozicion të parregullt. Në minutën e 79-të, Roma shfrytëzoi më së miri një shpërqendrim të mbrojtjes së kampionëve të Italisë. Në minutën e dytë shtësë, verdhekuqtë shënuan edhe golin e dytë pas një kundërsulmi vrastar me Edin Dzekon.
Skuadra torineze mbrëmjen e sotme prezantoi dhe fanellat për sezonin e ardhshëm, por nuk i kanë sjellë fat në debutim. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

