Juventus nderon Bufon-in: Askush si ty nuk do të mbrojë fanellën tonë! (VIDEO)

“Askush nuk do ta mbrojë fanellën tonë ashtu si ti, askush nuk do të presë të pamundurën si ti, askush nuk do të jetë si ty”. Klubi i Juventusit e ka nderuar me një video speciale që zgjat vetëm 1 minutë e 55 sekonda, por që ka fjalët më të mira për të.

Në këtë video tregohet historia e Bufon te Juventusi dhe momentet më të bukura të portierit legjendar me fanellën e klubit piemontez. Bufon të shtunën në sfidën ndaj Veronës do t’i japë lamtumirën Juventusit, pas 17 viteve karrierë me bardhezinjtë. “Nuk mund të të themi gjë tjetër veçse një fjalë, Kapiten. Faleminderit!”, me këto fjalë përfundon video e publikuar nga kampionët e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?