FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus në avantazh të dyfishtë ndaj Udinezes, Ronaldo shënon super gol (VIDEO)

Juventus e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë në transfertën ndaj Udinezes. Në minutën e 33-të, pas një aksioni të shpejtë të nisur nga Dybala në mesfushë, Cancelo depërton mjaft mirë në krahun e djathtë dhe më pas jep një pasim fantastik për Bentacur, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë për të me fanellën e Juventusit.

3 minutë më pas Mandzukic humbi një rast të pabesueshëm përballë portierit Scuffet, i cili bëri një pritje të mrekullueshme. Në aksionin vijues do të ishte radha e Cristiano Ronaldos, i cili lëshoi një bombë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të Udinezes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?