FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus nuk di të ndalet, Ronaldo në histori

Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Juventusit për të ruajtur pathyeshmërinë në kampionat. Kampionët në fuqi të Italisë iu imponuan SPAL-it, në javën e 13-të të Seria A, duke i mposhtur pastër 2-0.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi takimin pas gjysëm ore lojë, ndërkohë që Mario Manzukic vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Për portugezin ku ishte goli i 10-të me fanellën e Juventusit, teksa bëhet edhe sulmuesi i parë që arrin në këtë kuotë brenda 15 ndeshjeve të para.

Me këtë 3 pikësh, Juventus dërgon në +9 distancën me Napolin e vendit të dytë që pret Chievon këtë të dielë. Ndërkohë që SPAL pozicionohet e 15, ku numëron 13 pikë .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?