FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus ofron Alex Sandro-n dhe para për të rikthyer Pogba

Juventus kërkon të marrë me çdo kusht mesfushorin francez Paul Pogba, që gjithashtu dëshiron të rikthehet në Torino. Drejtuesit e Juventusit po studiojnë të gjitha mundësitë dhe së fundi në këtë transferim mund të përfshihet mesfushori brazilian Alex Sandro, që do të ishte i sakrifikuari.

Bisedimet mësohet se janë kryer në fshehtësi dhe disa vëzhgues të ekipit të United kanë qenë në Zvicër për ndeshjen Young Boys-Juventus.

Alex Sandro vlen 40-45 milionë euro dhe mund të përdoret në këtë transferim të Pogba, duke zbutur disi koston 100 milionë euro që Manchester United kërkon për francezin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky transferim nuk do të zhvillohet në merkaton e janarit, por verën e ardhshme, ndaj palët janë duke studiuar të gjitha hapësirat e mundshme, në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?