FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus po punon për rikthimin e Vidal që në janar

Rikthimi i Arturo Vidal në Torino duket si një hipotezë gjithmonë e më të mundshme. Mesfushori kilan, pak i aktivizuar nga trajneri Valverde te Barcelona, është një nga dëshirat e bardhezinjve.

“Corriere dello Sport” shkruajnë se kampionët e Italisë mund t’i futen këtij operacioni për shkak të problemeve shëndetësore që kanë prekur Emre Can.

Trajneri Allegri mund të llogarisë vetëm Khedira, Pjanic, Matuidi dhe Bentancur në mesfushën e tij, me gjermanin të prekur shpesh nga problemet fizike. Nevoja për të pasur edhe dy mesfushor të tjerë, për shkak të lojës me tre titullar në mesfushë, kanë bërë që Allegri të kërkojë rikthimin e ish-lojtarit të Bayernit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?