Juventus publikon bilancin e sezonit 2020-21, mbi 200 mln euro humbje

Juventusi e mbylli vitin financiar 2020-21 me një humbje të frikshme prej 209.9 milionë euro, krahasuar me 89.7 milionë euro në vitin e kaluar. Kjo shifër vjen prej faktit se të ardhurat u ulën shumë, duke prekur shifrën e 92.7 mln euro, teksa ndikim të madh kishte pandemia.

Kostot operative u rritën me 35.2 milionë euro, kapitali aksioner i Grupit ishte 28.4 milionë euro, ndërsa borxhi financiar neto arriti në 389.2 milionë euro. Të dhënat u miratuan sot nga Bordi i Drejtorëve. Mbledhja e aksionarëve është thirrur gjithashtu edhe në 29 tetorin e ardhshëm, në stadiumin Allianz.

Skuadra bardhezi është pjesë e projektit për Superligën Evropiane, prej së cilës shpreson që të përfitojë shifra të majme nëse në të ardhmen do të konkretizohet si projekt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?