Juventus-Roma, në vitin 2007 futbollistët verdhekuq iu lutën portugezit të mos driblonte më

Të shtunën në mbrëmje, Juventusi do të përballet me Romën në Seria A, në një ndeshje që vjen në një moment delikat për verdhekuqtë. Cristiano Ronaldo është një “makth” i vërtet për Romën.

Klubi verdhekuq është një njohje e vjetër, pasi 11 vite më parë i shënoi në atë fitore të thellë 7-1 të Manchester United në Champions League. Në atë kohë portugezi ka rrëfyer një prapaskenë: Kur ishim në rezultatin 6-0, një nga futbollistët që nuk dua ta them, më ka kërkuar që të mos bëja më driblime, po fitonim me 6 gola diferencë”.

Përgjatë viteve me fanellën e United dhe atë Realit ia ka dalë t’u shënojë verdhekuqve pesë gola. Sulmuesi portugez do të vijojë me bardhezinjtë edhe këtë të shtunë njësoj titullar, sikundër ka qenë në të gjitha ndeshjet që kalendari parashikonte për klubin torinez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani të gjithë golat e tij ndaj Romës janë shënuar në Champions League dhe, me sa duket, ka ardhur momenti që ta vërë këtë skuadër në altarin e viktimave të preferua të tij edhe në kampionatin italian, Serinë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?