FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus sfidon Realin dhe Chelsea-n për super talentin Tchouameni

Aurelien Tchouameni është kthyer në talentin më të kërkuar në merkato. 21-vjeçari që aktivizohet te skuadra e Monacos po spikat me paraqitjet e tij edhe te Franca, teksa tashmë ekipet e mëdha janë hedhur në sulm për të rrëmbyer.

Së fundmi Juventus ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër, pasi trajneri Allegri kërkon një mesfushor dinamik dhe shumë fizik. Nëse Ramsey do të largohet në janar te Newcastle, atëherë i hapët rruga e një transferimit të talentit në Torino.

Monaco kërkon 35 milionë euro për Tchouameni, por kjo shifër mund të  arrihet edhe me një shkëmbim të mundshëm me amerikanin Weston McKennie, i cili këtë sezon nuk ka treguar një formë të qëndrueshme. Real Madrid dhe Chelsea janë dy skuadrat e tjera që kanë interesim konkret për mesfushorin francez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?