FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus shpërthen në merkato, gati të rrëmbejë dy yjet e Real Madrid-it

Skuadrat e mëdha kanë nisur të mendojnë për planet e merktos në janar, por dhe në verën e ardhshme. Emri më i përfolur për momentin është spanjolli Isco.

Pas problemeve të raportuara me Santiago Solarin, gazeta spanjolle “AS”, e cila është një nga më të afërtat me Realin e Madridit, raporton se për mesfushorin është një luftë e hapur midis Juventusit dhe Manchester City-it. Massimiliano Allegri nuk e ka fshehur kurrë admirimin për spanjollin, i cili shkëlqeu nën sytë e trajnerit italian, në një ndeshje Milan-Malaga të vitit 2012. Nëse situata vazhdon të mos ketë ndryshim, për Iscon nuk ka dyshime. Largimi është zgjidhja e duhur, e ndoshta që në janar.

Por, jo vetëm Isco. Mësohet se “Zonja e Vjetër” kërkon t’i rrëmbejë madrilenëve një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelo. 30-vjeçari brazilian, dëshiron të nënshkruajë atë që mund të jetë kontrata e fundit e majmë, me një klub të niveleve të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është gati për t’ju bashkuar mikut të tij të ngushtë Cristiano Ronaldo tek Juventus, dhe pse jo, bashkë me Iscon. Tek “Los Blancos”, pritet të ketë një revolucion, dhe nuk mund të niset një cikël i ri pa largimin e disa prej më të “vjetërve” në skuadër.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?