Juventus tjetër ide në merkato, kërkon Romelu Lukakun
Juventus vazhdon të mendojë për të bërë lëvizje nga Manchester United. Bardhezinjtë prej kohësh kanë shfaqur interes për Paul Pogba, Anthony Martial dhe Matteo Darmian, por deri më tani asnjë prej operacioneve nuk ka pasur asgjë konkrete.
Në orët e fundit “Daily Express” shkruan se bardhezinjtë janë duke menduar për një afrim të mundshëm të Romelu Lukakut. Sulmuesi belg nuk ka arritur që të drejtojë vlerat e tij gjatë këtij sezoni, teksa shihet si një alternativë e mirë për Mandzukic në majën e sulmit.
Mbetet të shohim se si do të shkojë ky interesim, por vështirë se ekipi torinez do të pranojë të aguajë mbi 70 milionë euro për Lukakun. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

