FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus tjetër rekord evropian, ekipi me startin më të frikshëm në histori

Juventusi është një “makinë” që funksionon në perfeksion në Seria A. Skuadra bardhezi mbrëmjen e djeshme fitoi derbin ndaj Interit, duke konfirmuar dominimin absolut edhe gjatë këtij sezoni. Numrat e skuadrës së Allegrit janë të jashtëzakonshëm: kampionët italianë, në fakt, kanë nisur ndjekjen e titullit të tetë radhazi, me 14 fitore në 15 javë kampionat të Seria A.

Vetëm Genoa, në javën e 9-të, arriti t’i ndalojë bardhezinjtë me barazim, duke i penguar ata që të arrijnë në këtë “stacion” të kampionatit me pikë të plota. Një ndalesë e vogël, megjithatë, nuk e zbeh aspak rrugën e një ekipi, që po udhëton me shpejtësi rekord.

Në fakt, në historinë e kampionatit italian, asnjë skuadër nuk e ka nisur më mirë se ata. Por, 43 pikë të grumbulluara në vetëm 15 javë kampionat, janë edhe maksimumi i regjistruar ndonjëherë nga një ekip në pesë ligat e mëdha europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi, duke fituar kundër Interit, barazohet me fillimin më të mirë ndonjëherë të PSG (2018-2019), të Manchester City (2017-2018) dhe Barcelonës (2012-2013). Këto janë tri ekipet e vetme të suksesshme, të cilët në epokën e fitores që vlen 3 pikë, kanë grumbulluar 43 pikë në këtë “stacion” të kampionateve përkatëse. Rrivalët për titullin në Seria A janë të paralajmëruar: për të kapërcyer këtë Juventus do të jetë një mision thuajse i pamundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?