FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventusi favorit për Ramseyn

Juventusi besohet se është duke udhëhequr garën për transferimin e Aaron Ramseyt nga Arsenali.

Sipas Sky Sport Italias, Juventusi është afër firmës së uellsianit i cili bëhet 28 vjeçar javën e ardhshme.

Kontrata e tij me Arsenalin skadon në fund të sezonit dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë, kështu që është i lirë për t’u transferuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi po ashtu është afruar me lojtarin, por është tërhequr pasi ka dëgjuar kërkesat e lojtarit, të cilat ishin më të mëdha se të Mauro Icardit.

Swiss Digital Mobile Reklama

PSG është opsion tjetër edhe pse lojtari besohet se nuk është aq entuziast për këtë destinacion.

Juventusi është alternativa më e mundshme e Ramseyt, por Bianconerët nuk duan të paguajnë asnjë cent për të në janar dhe ta realizojnë transferin në parametra zero në janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?