Juventusin e pret një short ferri, ja rivalët më të mundshëm të “Zonjës”
Juventusi siguroi dje në mbrëmje vendin e parë në grupin e saj, edhe pse u mund në sfidën e fundit nga Young Boys. Tashmë sytë janë drejtuar nga shorti i së hënës, që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.
Bardhezinjtë do të përballen në turin e radhës të Champions-it me një kundërshtar, që e ka mbyllur në vendin e dytë të një grupi tjetër. Grupi i gjashtë rivalëve të mundshëm të Juventusit paraqet jo pak vështirësi. Përplasja me Romën është e ndaluar nga rregullorja për momentin, megjithatë, ka emra të tjerë sugjestionues: Tottenham dhe Liverpool.
Rivalë shumë të rrezikshëm, sidomos të kuqtë e Jurgen Klopp, që po bëjnë paraqitje të mrekullueshme fantastike në Premier League dhe ishin finalistë të Champions-it, sezonin e kaluar. Shanset për një përballje me të kuqtë janë 16.8 për qind. Ndërkohë rivali më i mundshëm është Atletico Madrid me 18.5 për qind, ndërkohë që pak më poshtë është dhe Tottenham, një rival me të cilin u përballën sezonin e kaluar.
Shumë më mirë, në qoftë se goglat e shortit do ta vendosin Juventusin përballë Schalke 04, Lyon apo Ajax, me opsionin ideal atë gjerman, sepse holandezët dhe francezët, megjithatë, kanë lojtarë të talentuar.
KOHA JONË SONDAZH

