FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ka shënuar më shumë se Messi dhe Ronaldo, Vlahovic ka statistika të frikshme në vitin 2021

Dusan Vlahovic është një nga futbollistët më të spikatur në Seria A te skuadra e Fiorentinës, por statistikat e tij janë vërtet impresionuese.  Me 3 golat e shënuar ditën e djeshme kundër Spezias, sulmuesi serb ka arritur në kuotën e 25 golave të shënuar në këtë vit, duke lënë prapa tij shumë yje.

Vlahovic ka bërë më mirë se Messi 23 gola, Ronaldo 21 dhe Mbappe 20, ndërsa kalohet vetëm nga Lewandowski i cili ka arritur të shënojë 36 gola në 27 ndeshje, dhe Haaland 26 gola.

Juventus prej javësh është duke përgatitur sulmin për ta rrëmbyer që në merkaton e janarit, ndërkohë që dëshirë të madhe kanë shprehur edhe skuadrat angleze duke filluar me Tottenham dhe Manchester City-in.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?