Kabashi befason: Nuk e refuzova Shqipërinë, letrën e dorëzoi menaxheri im

Karriera e tij ka përfunduar si mos më keq. Elvis Kabashi shihej si një nga talentet më premtues të Juventusit, stërvitej me ekipin e parë dhe shokët e skuadrës e mbysnin në elozhe. Elvisi ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U-19 dhe shënoi 1 gol. I mirëpritur dhe i respektuar nga drejtuesit e federatës tonë. Ai bëri bujë në Shqipëri dhe u vesh me epitetin “tradhtar” për shkak të refuzimit që i bëri ekipit tonë kuqezi. Një letër në italisht në Federatën Shqiptare të Futbollit ku shkruante se nuk donte të ftohej më nga Shqipëria, pasi priste ftesën e Italisë.

Karriera e Kabashit jo vetëm që nuk ka shkuar drejt ngjitjes, por përkundrazi, ka shkuar poshtë dhe më poshtë. Dështime në Seria B dhe Holandë, ndërsa ka luajtur vetëm në Seria C. Gjashtë muajt e parë të këtij sezoni ka qëndruar pushim, ndërsa së fundmi ka gjetur marrëveshjen me ekipin rumun të Dinamos së Bukureshtit. Gazetari Elsion Vaso ka përfituar nga ky rast për t’i bërë një intervistë, e cila është publikuar sot në sajtin “Telesport”. Ai e ka pyetur Kabashin për refuzimin e kombëtares shqiptare dhe ka marrë disa komente mjaft interesante.

“Unë nuk e kam refuzuar Kombëtaren shqiptare. Ishte manaxheri im, me të cilin kam akoma gjyqe për të mbyllur, ai që dergoi atë letrën në federatë. Unë mora ftesë nga Italia dhe e refuzova, për të qenë pjesë e Shqipërisë. Unë jam shqiptar, të gjithë miqtë e mi të ngushtë janë shqiptarë. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë. Manaxheret dhe disa zgjedhje të gabuara më kanë lëne mbrapa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ika nga Juventusi për herë të parë, unë doja të zgjidhja Empolin dhe jo Pescaran, ashtu siç donte manaxheri. Mbase do ishte më ndryshe për mua, sepse do kthehesha te klubi ku jam rritur. Tani çdo gjë ka kaluar, kam firmosur me një klub të madh si Dinamo e Bukureshtit. E dëgjova që ditët e para që këtu ka bërë histori një shqiptar si Sulejman Demollari”, deklaroi Kabashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?