Kaçe mbyll aventurën me Panathinaikos, rikthehet te PAOK

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, me një mesazh në rrjetet sociale ka zbuluar se ka mbyllur aventurën e tij me Panathinaikosin në Greqi. 25-vjeçari, që nga viti 2018 ishte dhënë në huazim nga skuadra e PAOK-ut, që ka edhe kartonin e tij, por problemet financiare të Panathinaikosit kanë bërë që të mos e blinte dot mesfushorin shqiptar.

 

“Doja të falënderoja shokët e skuadrës dhe trajnerët që kam punuar këto muaj. Një falënderim i madh për ata që më mbështetën që nga dita e parë në skuadër. Ju uroj çdo sukses për të ardhmen, dhe të riktheheni atje ku përkisni”, – shkruan Kaçe në shenjë falënderimi për Panathinaikosin.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja e Kaçes pritet që të jetë në një tjetër skuadër, pasi te PAOK vështirë se do të ketë hapësira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?