FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaçe tjetër magji në Greqi, jep asist nga 40 metra në golin e Panathinaikos (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin grek me fanellën e Panathinaikosit, duke u shndërruar në një lider te kjo skuadër.

25-vjeçari ka qenë protagonist në fitoren 1-0 ndaj Atromitos, teksa në minutën e 24-t, ai dha një asist fantastik  nga afro 40-metra për italianin Frederiko Makeda, i cili nuk ka falur duke e shndërruar në gol.

E gjithë merita shkon padyshim të mesfushori shqiptar, teksa të tilla asistime jemi mësuar t’i shohim vetëm në nivelet më të larta të futbollit dhe nga lojtarët më të mirë në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me fitoren e sotme, Panathinaikosi u ngjit në vendin e 5-të, në kuotën e 22 pikëve, 2 më pak se AEK-u i vendit të 4-t.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?