Kampionati kombëtar i notit, ja cilët u shpallën më të mirët

Në datat 20 dhe 21 prill u zhvillua në Tiranë kampionati kombëtar i notit për të rinjtë, nga i cili do të përzgjidhen edhe notarët që do të përfaqësojnë vendin tonë në lojërat rinore në Baku, Kampionatin Ballkanik në Bullgari, Kampionatin Botëror të notit për të rinj në Hungari dhe të rritur në Korenë e Jugut.

Rivaliteti i dukshëm ishte mes notarëve profesionistë të dy skuadrave, “Eagles”  dhe “Teuta”, të cilët përfaqësoheshin nga notarë në çdo podium. Ekipi “Eagles” i drejtuar nga trajnerët Eduart Cane dhe Andi Mara, të cilët dhanë kontributin edhe si notarë të skuadrës duke arritur të fitonin edhe titullin kampion.

“Titullin e fituan të gjithë bashkë, pasi skuadra ishte më e bashkuar se kurrë duke përkrahur njëri-tjetrin në çdo garim. Edhe njëherë puna në grup tregoi se rezultatin final e jep i gjithë ekipi së bashku dhe jo individ të veçantë”, deklaroi Cane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spiro Goga “rrëmbeu” trofeun e notarit më të mirë për të rinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Notari më i mirë i aktivitetit u shpall Kristo Petko, i cili stërvitet me ekipin “Eagles”.

Eagles swimming team u përfaqësuan nga :

Eduart Cane

Andi Mara

Ernel Bozgo

Kristo Petko

Bianti Papinova

Xhon Diko

Joel Gjini

Klajdi Deda

Klajdi Cane

Fabio Dajzmaili

Junus Fuga

Paolo Priska

Flavio Kora

Darti Papinova

Sonja Kapedani

Sonja Resuli

Arsinda Dervishi

Elise Nake

Dea Dedolli

Korina Basho

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?