FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampioni i boksit arrestohet për përdhunim

Victor Ortiz është arrestuar me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale nga autoritetet në Kaliforni jugore. Ish-kampioni profesional i boksit, që mbante titullin e WBC, u arrestua të martën në Oxard.

31-vjeçari që ka aktruar në filma si Expendables 3 dhe Southpaw, u akuzua të hënën nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Ventura. Autoritetet lëshuan një urdhër arresti për të pas një hetimi njëmujor.

Ai përballet me tre akuza për sulme seksuale, përfshirë përdhunimin dhe seks oral me forcë. Në fund të marsit, një grua kontaktoi Departamentin e Policisë Oxnard duke pretenduar se Ortiz e kishte sulmuar atë seksualisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?