FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamza ”fundos” të kuqtë, Luftëtari gjen fitoren

Partizani është në krizë dhe kjo konfirmohet edhe në takimin e sotëm në Kamzë. Pas humbjes në javën e kaluar ndaj Flamurtarit, ‘Të kuqtë’ u mposhtën edhe në takimin e sotëm me rezultatin 1-0.

Vendimtar ishte një gol i Ymerajt, pak minuta nga fundi i takimit, ndërsa Partizani konfirmoi edhe njëherë se është i pafuqishëm të çojë topin në rrjetat e kundërshtarëve.

Nëse para këtij takimi Iuliano nuk ishte i bindur se Partizani është jashtë luftës për titull, tani ndoshta duhet të jetë më i kthjelluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luftëtari ka gjetur fitoren e parë nën drejtimin e Hasan Likës, pas dy humbjesh ndaj Kukësit dhe Skënderbeut. Gjirokastritët kanë mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e fundit të renditjes, Lushnjën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rroca në pjesën e parë dhe Rapa në të dytën, ishin autorët e golave me vlerë 3 pikëshe për Luftëtarin, që tani shkon në kuotën e 8 pikëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?