Kamza reagon: Edhe ne na vjen keq për Vllazninë, por mos u çudisni

Kamza ka vendosur që të reagojë me anë të një postimi në rrjetet sociale, pasi pretendojnë se Vllaznia po përkrahet në mënyrë të padrejtë. Sipas tyre problemi i shkodranëve është menaxhimi, por rënia e tyre ishte e paralajmëruar.

Kjo thirrje ka ardhur si pasojë e zërave që duan që Vllaznia të shpëtojë. Klubi i Kamzës thekson se nuk është çudi që shkodranët gjenden në atë pozicion.

Ja deklarata e plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikojme ne media vajtime dhe thirrje te ndryshme per Vllaznine.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi edhe ne ne keqardhje per nje skuader me tradita ne futbollin tone, por qe gara e tille eshte, kush gabon ndeshkohet!

Gabimet e Vllaznise ne menaxhim nuk mbulohen me propoganda mediatike. Megjithate nuk jemi ketu per te analizuar Vllaznine. Shkodranet aty na kishin, ne sheshin e burrave ne mes te “Loro Boricit”, por e pa e gjithe Shqiperia se nuk na mundi dot ne fushen e blerte. E kur s’na mundi ne fushen e blerte, padyshim s’mund te na mundi ne media apo me ane te thirrjeve te deshperuara per kundershtaret tane.

Kamza eshte me merite ne keto pozita dhe pa dhurata si ndonje rival. Ndaj dhe opinioni sportiv mos beje te çuditurin per Vllaznine ne keto momente, kur kjo situate eshte e paralajmeruar prej kohesh.

KF Kamza fton te gjithe tifozat ne perkrahje te skuadres dhe te jeni te bindur te gjithe se do te triumfojme serish!

Para KAMZA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?