FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamza shkatërrohet nga Gençlerbirligi në Turqi, Muriqi i pamëshirshëm

Kamza është skuadra tjetër e Kategorisë Superiore që ka zhvilluar miqësoren e parë në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi. Skuadra e Ramadan Ndreut ka pësuar një humbje të thellë 4-1 ndaj Gençlerbirligi-t.

Skuadra turke dominoi ndeshjen, por golat u shënuan vetëm në pjesën e dytë. Kamza nuk mundi që t’u rezistonte sulmeve të kundërshtarëve.

Protagonisti absolut në këtë ndeshje ishte sulmuesi me origjine nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili shënoi dopietë, ashtu si edhe futbollisti tjetër i këtij ekipi, Oguz. Goli i vetëm për Kamzën u shënua nga pika e bardhë në minutën e fundit nga Raçiç. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?