Kamza shokon Skënderbeun, i shkakton një humbje të hidhur me Fukuin (VIDEO)
Kamza e ka nisur me surprizë javën e 17-të, teksa i ka shkaktuar një humbje të hidhur 1-0 skuadrës së Skënderbeut. Skuadra e Ernest Gjokës po tregon një tjetër fytyrë nën drejtimin e tij.
5 ndeshje pa fitore me 4 humbje dhe 1 barazim janë treguesi i qartë i një momenti të errët që po kalon ndërkohë Orges Shehi te Skënderbeu.
Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Fukui dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Japonezi shkëputet mirë Vangjelit që është larg dhe avancon me topin në këmbë duke mposhtur Teqjan.
Kamza shkon në kuotën e 15 pikëve duke kaluar Tiranën e vendit të 9 me 14, Skënderbeu mbetet në vendin e 4 me 30 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

