Kandidati për kreun e FSHF: Po më injorojnë sepse vi nga bota e sportit!

Kandidati i tretë për president të FSHF, Shpëtim Hala, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve. Në një postim në “Facebook” ai shpreh pakënaqësinë e tij për mediat, që sipas tij kanë treguar preferenca për vetëm dy kandidatët Duka-Fino.

Postimi i Shpëtim Halës:

“Kam heshtur sepse nuk doja të përfshihesha në debate që nuk i përkasin sportit. Më vjen keq që kjo garë ka preferenca mediatike për dy kandidatë Duka-Fino, kur realisht jemi tre. Kam heshtur sepse jam njeri i sportit, njeri i thjeshtë dhe plot energji. Kam treguar sportivitet në një garë përballë të fortëve. Jam anashkaluar nga të gjithë mediat sepse unë vij nga bota e sportit”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?