Kane kushton shumë, City hidhet në sulm për Lewandowskin

Harry Kane është një operacion shumë i vështirë për Manchester City-in, edhe pse bomberi kërkon të largohet. Sulmuesi është nën kontratë dhe transferimi i tij nuk është i lehtë.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, nuk dëshiron ta shesë dhe Manchester City ka nisur ta kuptojë se duhet të shohin për ndonjë opsion tjetër. Daily Mail shkruan se kampionët e Anglisë po monitorojnë nga afër situatën e Robert Lewandowski.

Polaku i Bayern Munich gjithashtu është nën kontratë dhe është një lojtar që garanton gola. Guardiola më parë e ka stërvitur te Bayerni, ndaj dhe një ribashkim i tyre te City shihet mëse më i mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?