Kane nuk ka gjetur ende golin e parë me Tottenhamin këtë sezon

Harry Kane gjatë verës ishte shumë pranë një transferimi te City, por në fund lëvizja nuk u krye për shkak të drejtuesve që nuk e lanë që të largohet. Gjërat për bomberin anglez nuk po shkojnë aspak mirë në këtë sezon.

“Spursat” pësuan dy humbje radhazi në sfidat e fundit në kampionat ndaj Crystal Palace, dhe dje 0-3 ndaj Chelsea-t në derbin e Londrës. Kane deri më tani ka mbetur thatë.

Në 5 ndeshje mes Premier League dhe Conference League, ai ka luajtur në 342 minuta, pa mundur që të gjejë golin. Në total ka tentuar vetëm 4 herë portën e kundërshtarëve, shumë pak për një futbollist të klasit të tij. Mesa duket fakti që drejtuesit nuk e lanë që t’i bashkohej ekipit të Guardiolës ka ndikuar negativisht te ai. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP