Kaos në konferencën para duelit mes Wilder dhe Fury (VIDEO)
Dy boksierët e peshave të rënda, Deontay Wilder dhe Tyson Fury do ndeshen nesër në mbrëmje në Los Anxhelos. Konferenca për shtyp para ndeshjes përfundoi në kaos.
Boksieri amerikan, Wilde gjatë gjithë kohës shante rivalin britanik, por ky i fundit çuditërisht qëndronte i qetë, duke mos reaguar. Në fund, boksierët e shtynë dhe ndërhynë forcat e sigurisë. Ky incident, sipas Furyt ishte i planifikuar nga Wilder.
“Wilder provokonte dhe donte me çdo kusht që unë ta godisja. Por nuk reagova. Ai donte me çdo kusht që diçka të ndodhte në atë përballje pas konferencës së shtypit, duke ulëritur para fytyrës time. Me sa duket ka frikë dhe donte që unë të pezullohesha apo të më gjobisnin për ndonjë reagim të gabuar. Unë nuk rashë pre e provokimeve. Leksionin tim ai do ta marrë në ring pas 24 orësh, do t’i tregoj vendin”, deklaro Fury.
KOHA JONË SONDAZH

