Kapiteni i Izraelit: Shqipërinë e njohim mirë, tani jemi shumë ndryshe

Kapiteni i Izraelit, Baybars Natcho ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë. 30-vjeçari evidentoi faktin se tashmë izraelitët janë një ekip i bashkuar, krejt ndryshe nga dueli i parë i zhvilluar në Elbasan. Natcho fillimisht foli për fitoren ndaj Skocisë, që sipas tij erdhi në momentin më të mirë të tyrin.
“Bëmë një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet, dhe besoj se edhe nesër do të bëjmë një ndeshje të mirë, pasi fitorja e së enjtes harrohet shumë shpejt. Në nivelin personal kam pasur pak dhimbje, por besoj se do të jem gati.
Ruajtja e vazhdimësisë? Do të jetë ndryshe nga hera e fundit, pasi ka qenë një ndeshje tjetër, me një përgatitje tjetër fizike. Këtë herë kemi një mundësi, filluam diçka të rëndësishme të enjten. Para ndeshjes folëm për faktin se tifozeria nuk ishte me ne, por tani gjithçka është zgjidhur dhe të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.
Shqipëria? Me ta jemi përballur në muajin e kaluar, kemi mësuar më shumë këtë herë. Kemi mësuar që të mos luajmë në mënyrë individuale, por të jemi të bashkuar si ekip. Liga e Kombeve është një mundësi e mirë që të jep një biletë për ‘Euro 2020’. Është një shpërblim për projektet e mirë dhe më e mirë se ndeshje miqësore. Mendoj se të gjithë e marrin seriozisht”, deklaroi kapiteni i Izraelit. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

