Kapiteni i Skocisë: Duhet të korrigjojmë gabimet për ndeshjen me Shqipërinë!

Kapiteni i ri i Skocisë, Andy Robertson ia ka bërë të qartë shokëve të skuadrës që të mos bëjnë më gabime si ato kundër Belgjikës, në ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë në “Hampden Park”. Skocezët u shkatërruan 4-0 nga Belgjika (dhe pavarësisht se Shqipëria është shumë larg nivelit të skuadrës së renditur e treta në Kupën e Botës, mbrojtësi i Liverpool thotë që skuadrën e pret i njëjti fat nëse përsëritet loja e të premtes mbrëma.

“Ishte një mbrëmje shumë e vështirë. Belgjika është një skuadër me lojtarë të klasit botëror, por pjesa më e madhe e golave erdhi për shkak të gabimeve tona. Ky është zhgënjimi më i madh i mbrëmjes. Duhet të mos bëjmë më të tilla gabime”.

Për ndeshjen kundër Shqipërisë, mbrojtësi i Liverpool tha: “Nuk besoj se kemi nevojë për motivim ekstra. Duhet të shohim gabimet që kemi bërë dhe t’i korrigjojmë. Është një grup i ri dhe formacion i ri, sigurisht që do të kemi probleme përshtatjeje, por duhet të mos bëjmë gabime bazike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?