Kapiteni Ramos vendos veton: Shkarkimi i Lopeteguit do të ishte një çmenduri
Kapiteni i Realit, Sergio Ramos është kundër një largimi të mundshëm të Lopeteguit nga largmi i Realit pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit. Ish-strategu i Spanjës ndodhet në një presion të madh pas humbjes së tretë në katër ndeshje.
“Njerëz të tjerë marrin vendime të tilla, por kurrë nuk është një gjë e mirë kur ka ndryshim trajneri. Do të ishte çmenduri. Ne duhet të shikojmë përpara sepse sezoni është shumë i gjatë dhe ka ende edhe shumë rrugë për të bërë. Kushdo që ka thënë se Real Madridi është i vdekur, gjithmonë ka gabuar.
Ne jemi të parët që duhet të provojmë që të përmirësohemi dhe ne jemi duke u munduar që ta bëjmë këtë. Nuk është e drejtë që t’ia lësh fajin dikujt, ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për realitetin. E dimë që rezultatet janë zhgënjyese, por ne duam të fitojmë sepse e kemi në DNA”, deklaroi kapiteni i Spanjës.
KOHA JONË SONDAZH

