Kartoni i kuq i Ronaldos, reagon Emre Can: Ne nuk jemi femra!

Emre Can ka mbetur i surprizuar nga kartoni i kuq i Cristiano Ronaldos, i marrë në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Valencias. Mesfushori turko-gjerman, ka thënë se gjyqtari i ndeshjes ka vepruar në mënyrë të gabuar.

“Ky është karton i kuq? Dëgjova se ishte dhënë për shkak të prekjes së flokëve. Ne nuk jemi femra, por luajmë futboll. Nëse jepet ai karton i kuq, kjo mund të ndodh shumë herë gjatë ndeshjes. 100 për qind nuk ishte për karton ajo ndërhyrje”, deklaroi Emre Can në përfundim të ndeshjes.

Kartoni i kuq ishte i pari në karrierë për Ronaldon në Ligën e Kampionëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?