Kartoni i kuq më absurd në histori, gjyqtari rrëzohet dhe tenton të godasë me shkelm lojtarin

E pabesueshme, por e vërtet. Deri më tani në botën e futbollit kemi parë shumë kartonë të kuq, por vështirë se do të keni gjetur një rast të tillë dhe për më tepër në një ndeshje të kampionatit francez. Në minutën e 91 të ndeshjes Nantes-PSG, teksa futbollisti i vendasve pengoi gjyqtarin Çapron, ndërkohë që më pas ai ka tentuar që të godas futbollistin me këmbën e djathtë.

Pas këtij episodi gjyqtari u ngrit në këmbë duke i dhënë karton të kuq futbollistit, pasi ishte kartoni i dytë i verdhë. Në përfundim të ndeshjes trajneri i skuadrës së Nantes, Ranieri ka komentuar këtë episod: Kjo është hera e parë që shoh diçka të tillë. Arbitri ka tentuar të shkelmojë me këmbë një lojtarin tim, dhe ai i ka thënë: ‘Çfarë bën?’. E di që do më skualifikojnë dhe mua, por nuk parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë strategu italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?