FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kastrioti dhe Laçi “luftë” dhe “paqe” në Fushë-Krujë (VIDEO)

Kastrioti dhe Laçi ndanë nga një pikë në një sfidë të tensionuar të zhvilluar në “Redui Maloku” të Fushë Krujës, kur kryesori nxori dy kartonë të kuq, një për çdo skuadër për shkak të lojës së ashpër. Krutanët ishin shumë pranë fitores deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, po kurbinasit, të sprovuar në situata të tilla barazuan 1-1, duke marrë një pikë në këtë transfertë të vështirë.

Loja nisi e fortë dhe me dyluftime të ashpra në mesfushë, duke e detyruat kryesorin Juxhin Xhaja që të nxirrte njëri pas tjetrit kartonët e verdhë. Në momentin që skuadrat po bëheshin gati t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Emiliano Çela kryen një ndërhyrje të rëndë ndaj Fangajt, me Xhajën që nuk heziton t’i tregojë kartonin e kuq.

Vetëm gjatë 20 minutave të para të pjesës së dytë kurbinasit luajtën me një lojtar më shumë, pasi forcat e balancuan në të 65-ën, me Najdenov që mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Junior.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kastrioti mori zemër dhe në minutën e 79-të Junior goditi befasisht me të majtën nga jashtë zonës, duke e kapur të papërgatitur portierin Selmani, 1-0. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm 10 minuta, pasi në të 89-ën Fangaj barazoi takimin, duke i mohuar Kastriotit festën për fitoren e dytë në Superiore. Për Laçin ky ishte barazimi i tretë radhazi, që e çon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Kastrioti lë në vendin e fundit Luftëtarin, me 4 pikë në 5 javë.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?