Kategoria e Parë/ Tirana dhe Bylis fitojnë ndeshjet e radhës në javën e 20-të
Janë luajtur sot 8 ndeshje në Kategorinë e Parë, me sfida të rëndësishme sidomos në garën për mbijetesë. Bylisi u ndal në shtëpi nga Pogradeci, që i ka bërë një nder gjigant Tiranës. Bardheblutë ndërkohë fituan 2-1 ndaj Tomorit dhe tashmë shkojnë +4 nga Bylisi, që po dorëzohet.
Ndërkaq, në grupin B Kastrioti fitoi edhe sot, me përmbysje 2-1, ndaj Dinamos, ndaj tashmë ngjitja në Superiore është e sigurt. Në play-out një gjë është qartësuar që sot, sepse Shënkolli siguron para kohe mbijetesën, sepse me fitoren 1-0 sot ndaj Shkumbinit ka shkuar 10 pikë mbi vendin e parafundit në grup dhe gjithçka ka marrë fund.
Iliria u ndal në shtëpi nga Naftëtari dhe nuk është e qetë, ndërsa kuçovarët me barazimin pa gola të marrë në Fushë-Krujë shkojnë 3 pikë larg Turbinës, duke nisur të shpresojnë te mbijetesa.
Në grupin A renditja është shumë e ngjeshur, edhe pse Korabi hodhi një hap gjigant sot, duke fituar 1-0 ndaj Vllaznisë B me një gol të Takut, në një ndeshje plot tension e akuza, me Vllazninë B që denoncon hapur për dhunë dhe presion ndaj lojtarëve shkodranë.
KATEGORIA E PARË / JAVA 20
Egnatia – Besëlidhja 1-0 (Ezike 23′)
Kastrioti – Dinamo 2-1 (Kabiru Dumoje 16′, Marku 22′ / F. Hasa 10′)
Bylis – Pogradeci 1-1 (Semiao Granado 59′ / M. Kame 33′)
Tirana – Tomori 2-1 (Sentamu 44′, Ngo 49′ pen. / Hyseni 86′)
Korabi – Vllaznia B 1-0 (D. Taku 20′)
Besa – Burreli 2-2 (Oshafi 25′, Bakalli 86′ / Levendi 13′, Ibrahimllari 45′)
Iliria – Naftëtari 0-0
Shënkolli – Shkumbini 1-0 (Gega 7′)
KOHA JONË SONDAZH

