Kategoria Superiore luhet edhe në mesjavë, ja duelet dhe oraret

Kategoria Superiore mbylli ditën e djeshme javën e saj të 27-të, por futbolli shqiptar nuk ndalet as në mesjavë. Java e 28-të, dhe kështu nisja e fazës së katërt, do të luhet e gjitha ditën e mërkurë. Gjithçka nis me dy sfidat e orës 15:30.

Laçi pret në shtëpi Kukësin, ndërkohë që sfida tjetër është direkte për mbijetesë, me Kastriotin që luan në Fushë-Krujë ndaj Luftëtarit. Tirana ka në kalendar ndeshjen me Kamzën, dhe do të jetë pushim, ndërkohë që dy sfidat e tjera do të luhen në 18:30.

Teuta udhëton për në Vlorë, aty ku do të ndeshet me Flamurtarin, ndërkohë nga ana tjetër është Partizani, që në “Selman Stërmasi” pret Skënderbeun, në një duel që premton spektakël.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mërkurë, 10 prill

Swiss Digital Mobile Reklama

JAVA 28

15:30 | Kastrioti-Luftëtari

15:30 | Laçi-Kukësi

18:30 | Flamurtari-Teuta

18:30 | Partizani-Skënderbeu

Pushim | Tirana fiton në tavolinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?