Kategoria Superiore/ Skënderbeu fiton dhe zhyt në fund Vllazninë
Kanë përfunduar katër sfidat e para të javës së 18-të të Kategorisë Superiore që u zhvilluan në orën 13:00.
Skënderbeu ka marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në transfertë kundër Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-1.
Një fitore që që i shkëput korçarët në krye të tableës me 8 pikë larg vendit të dytë. Ndërkohë, një humbje e rendë kjo për Vllazninë që tashmë gjëndet në zonën e ftohtë dhe rrezikon shumë për të rënë nga kategoria.
Golat për Skënderbeun u shënuan nga ana e Vangjelit, Lilajt, Muzakës dhe James, ndërsa për shkodranët shënoi Berisha.
Super sfida mes Kukësit dhe Flamurtarit dhuroi mjaft emocione, porn ë fund nuk pati fitues me të dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.
Të parët në avantazh kaluan miqtë me anë të Danilo Alvesh, por Bakaj barazoi gjithçka në minutat e fundit falë një 11-metrëshi.
Ndërsa, dy sfidat e tjera Lushnja-Luftëtari dhe Laçi-Teuta u mbyllën me rezultatin 0-0.
Java e 18-të mbyllet me ndeshjen e fundit Partizani-Kamza që lihet në orën 16:00 në “Selman Stermasi”. (TemA)
KOHA JONË SONDAZH

