Keane: United i tanishëm, pretendent për Champions
Manchester United është një kandidat shumë i fortë për të ngritur lart trofeun e Uefa Champions League.
I këtij mendimi është ish sulmuesi irlandez Roy Keane.
Sipas ish-lojtarit të United, skuadra e Mourinhos nuk ka arsye për t’u shqetësuar pas paraqitjes së dobët ndaj Baselit, pasi kur ata të jenë të kompletuar mund të konkurrojnë me çdo skuadër tjetër në Evropë.
“Një plus i madh për United është se forma e tyre në Ligën e Kampionëve deri më tani ka qenë fantastike dhe një hap fals është i pranueshëm për ekipin. Kur ata të kenë skuadrën më të mirë në dispozicion, do të rivalizojnë çdo kundërshtar në Evropë. Pesë apo gjashtë lojtar që kanë luajtur ndaj Baselit nuk janë pjesë e ekipit të parë. Mourinho ka në mendje formacionin ideal dhe jam i bindur se United këtë vit do të jetë një prej pretendentëve për ta fituar Ligën e Kampionëve”,-ka thënë Keane, një deklaratë që vjen menjëherë pas humbjes së “Djajve” në Zvicër ndaj Baselit.
KOHA JONË SONDAZH

