Kedira “tradhton” Higuain: Kejn sulmuesi më i mirë në botë, ja si e mundim Totenhemin
Mesfushori i Juventusit, Sami Kedira thur elozhe për kundërshtarin e radhës në Champions League, duke evidentuar sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn. Futbollisti gjerman është i bindur se anglezi për momentin është më i miri në qarkullim dhe do të jetë e vështirë për të ndalur sulmin e “gjelave”.
“Kejn është sulmuesi më i kompletuar në qarkullim. Edhe Levandovski me Higuain janë të fortë, por Kejn është i rrezikshëm në çdo mënyrë, si me këmbë, ashtu edhe me kokë. Për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Totenhem është një ekip shumë i fortë. Mbrohen mirë, kanë një mesfushë të organizuar dhe një sulm të nivelit botëror. Pa harruar që kanë dhe një trajner me shumë nivel. Janë të rinj dhe me më pak eksperiencë, por duhet të bëjmë kujdes, pasi do të kemi përballë një ndër ekipet më të mira në Angli”, ka thënë Kedira. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

