FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Keisuke Honda i habit të gjithë, futbollist në Australi dhe trajner në Kamboxhia

Keisuke Honda vetëm pak ditë pasi u transferua në Australi te Melbourne Victory, është prezantuar si trajner dhe drejtor i përgjithshëm i përfaqësueses së Kamboxhias.

32-vjeçari mendon të kombinojë me sukses impenjimin e dyfishtë, duke mbajtur video-konferenca, me stafin dhe futbollistët e Kamboxhias një herë në javë nga Melbourni.

Mbetet për t’u parë si do t’ia bëjë Honda mes 8 nëntorit dhe 15 dhjetorit, kur Kamboxhia do të jetë e impenjuar në Suzuki Cup me Malajzinë, Myanmarin, Vietnamin dhe Laosin, ndërkohë që në të njëjtën periudhë Melbourne Victory do të ketë ndeshje për të zhvilluar në kampionatin australian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?